ZYRTARE: Pas 15 viteve, Tabarez i jep fund aventurës menaxheriale me Uruguain

by admin
Spread the love

Ish-trajneri i Milanit dhe Cagliarit, Oscar Tabarez, është shkarkuar nga Uruguai pas 15 vitesh në krye të kombëtares.

Federata uruguaiane ka njoftuar se trajneri 74-vjeçar largohet pas 15 vitesh në krye të kombëtares.

Tabarez pati dy poste te Cagliari në 1994-95, duke e çuar skuadrën në vendin e nëntë në Serie A, përpara se të kthehej për katër ndeshje në 1999-00.

Uruguaiani ishte në krye të Milanit në 1996-97, duke marrë katër fitore dhe tre barazime në 11 ndeshjet e tij në krye të kuqezinjve.

Tabarez, i cili fitoi Copa Libertadores me CA Penarol në 1986-87, ndihmoi Uruguain të fitonte Kupën e Amerikës në 2011.

Pas një serie prej katër humbjesh radhazi në kualifikueset e Kupës së Botës për Katarin 2022, duke lënë Uruguain një pikë pas Kolumbisë në vendin e katërt me katër ndeshje të mbetura, AUF njoftoi largimin e tij nga pozicioni.

“Komiteti Ekzekutiv i AUF-së informon se ka ndërprerë kontratën e Oscar Washington Tabarez dhe anëtarëve të tjerë të ekipit kombëtar”, shkruan federata në një deklaratë.

“Ne shprehim prerazi se ky vendim nuk nënkupton mosnjohjen e kontributit të rëndësishëm të Tabarez në futbollin uruguaian.

“Ne përshëndesim dhe vlerësojmë rezultatet e rëndësishme të arritura në këto 15 vite, të cilat e kanë vendosur edhe një herë Uruguain në krye të futbollit botëror.

“Shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë këtij procesi të gjatë pune dhe lidhjen e pamatshme që lë kjo fazë e frytshme në historinë e kombëtares.

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së mori këtë vendim të vështirë në rrethanat aktuale, me kompromisin e së ardhmes së afërt dhe rezultatet që ne të gjithë presim”, është thënë ndër të tjerash në këtë deklaratë. 

You may also like