Zyrtare: Odise Roshi ndryshon ekip, por qëndron në Ligën e Parë turke

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Odise Roshi ndryshon ekip, por qëndron në Ligën e Parë turke. Mesfushori i kombëtares shqiptare është transferuar te klubi i Sakaryaspor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare. Roshi ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin turk deri në vitin 2024.

Roshi mbyll kështu aventurën e tij me Boluspor, po në Ligën e Parë turke. Për sa i përket ekipit të ri ku u transferua Roshi, Sakaryaspor siguroi ngjitjën në Ligën e Parë sezonin që lam pas. /oversport.tv

 

You may also like