Zyrtare: Nuk ka surpriza, Nevil Dede është trajneri i Dinamos

by admin
Spread the love

Ashtu si pritej, Nevil Dede ka marrë drejtimin e ekipit të Dinamos. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Në të thuhej se Dede do të marrë drejtimin e kryeqytetasve, ndërsa objektiv është rikthimi në Kategorinë Superiore.

“Nevil Dede është trajneri i ri i 18 herë kampionëve!

Futboll Club Dinamo njofton nënshkrimin e kontratës me trajnerin Nevil Dede.

Tekniku 47-vjeçar do të drejtojë projektin Dinamovit drejt rikthimit në elitën e futbollit.

Gjate ditës së sotme Presidenti i FC Dinamo, z.Adrian Bardhi dhe trajneri Dede, kanë nënshkruar kontratën që e bën teknikun pjesë të klubit blu për sezonin e ri.

Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi vjen tek Dinamo mbas një sezoni të suksesshëm, ku drejtoi skuadrën e Erzenit drejt rikthimit historik në Kategorinë Superiore.” /oversport.tv

You may also like