ZYRTARE/ Milani hap merkaton e “Big-ëve”, prezantohet zëvëndësuesi i Maignan

by admin
Spread the love

Milan ka zyrtarizuar afrimin e parë të merkatos së janarit. Kuqezinjtë bëhen kështu ekipi i parë nga të mëdhenjtë që prezanton një futbollist të ri. Devis Vasquez është lojtar i Milanit dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2026. Këtë e ka bërë të ditur klubi kuqezi me deklaratën e mëposhtme për shtyp.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar përfundimisht sportin e futbollistit. Devis Estiven Vásquez Llach nga Club Guaranì. Portieri ka nënshkruar kontratë me klubin AC Milan deri më 30 qershor 2026.

I lindur në Barranquilla (Kolumbi), Devis bëri debutimin e tij në Ekipin e Parë në 2021 dhe, në dy sezone me Club Guaranì, ai bëri 28 paraqitje në ligë dhe 3 në Copa Libertadores. Portieri do të veshë fanellën me numrin 77”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AC Milan (@acmilan)

You may also like