Zyrtare: Mesfushori shqiptar nënshkruan me skuadrën hungareze

by admin
Spread the love

Kamer Qaka pasi u largua nga Shkëndija e Tetovës, tani ka gjetur një klub të ri për të vazhduar karrierën.

Mesfushori do të luajë në elitën e futbollit në Hungari te klubi Mezokovesd Zsory.

Klubi hungarez e ka prezantuar Qakën si kontingjent të kombëtare shqiptare, edhe pse ka kohë që nuk ftohet te kuqezinjtë.

“Me të rriturit, ai është pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë për të cilin ka luajtur deri tani katër ndeshje”.

“Është interesante se ai ka bërë debutimin e tij me ekipin kombëtar shqiptar nën drejtimin e futbollistit legjendar të kombëtares italiane, Cristian Panucci”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Lojtari ka bërë karrierë në Norvegje dhe Rumani.

Lexo lajme interesante

You may also like