Zyrtare: Mascherano emërohet selektor i Argjentinës U-20

by admin
Spread the love

Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Barcelonës, Javier Mascherano do të bëhet zyrtarisht një trajner i Kombëtares së Argjentinës U20.

Mascherano u pensionua në vitin e kaluar nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare dhe tashmë do t’i hyjë zejes së trajnerit.

37-vjeçari  do të marrë detyrën e trajnerit të skuadrës U-20 të Argjentinës vitin e ardhshëm ka konfirmuar të enjten Federata Argjentinase e Futbollit (AFA).

Kjo do të jetë puna e parë si trajner për Mascheranon, i cili bëri më shumë se 100 paraqitje për kombëtaren duke luajtur në mbrojtje dhe mesfushë.

https://twitter.com/Argentina/status/1469010992998887427/photo/2

Ish-mesfushori i njohur do të zëvendësojë trajnerin aktual Fernando Batista, i cili lë rolin për t’iu bashkuar stafit të trajnerit të sapoemëruar të Venezuelës, Jose Pekerman.

Ndryshe, Mascherano luajti në katër Kupat e Botës për Argjentinën, duke përfshirë arritjen në finale në vitin 2014 dhe ishte pjesë e skuadrës së Barçës së Pep Guardiolës, duke fituar pesë tituj të Ligës dhe dy Liga të Kampionëve.

You may also like