Zyrtare: Mario Gotze është lojtari më i ri i Eintracht Frankfurt

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare: Mario Gotze është lojtari më i ri i Eintracht Frankfurt. Klubi gjerman ka njoftuar se ka blerë sulmuesin, që ka firmosur një kontratë deri në vitin 2025.

“Fakti që një lojtar si Mario Gotze zgjodhi të vinte te ne, ndonëse kishte shumë oferta të tjera, tregon zhvillimin që ka patur klubi në vitet e fundit. nuk duhet të them shumë fjalë për cilësitë e tij. Deri tani na ka munguar një lojtar si ai.

Aftësitë teknike të Marios do të ndihmojnë shumë lojën tonë. Ai mund të luajë në të gjitha pozicionet në sulm, duke ofruar më shumë varietet në taktikën ofensive. Pa harruar edhe eksperiencën e tij të gjatë në nivelet më të larta ndërkombëtare”, ka thënë drejtori sportiv i Eintracht Frankfurt, Markus Krosche. / Oversport.tv

Foto: Europa League Winners 2022 Twitter

You may also like