ZYRTARE/ Liverpool “vjedh” Krishtlindjet e United, prezantohet Cody GAKPO – Shqip

by admin
Spread the love

Cody Gakpo është zyrtarisht një lojtar i Liverpool. Klubi anglez kishte arritur akordin total mbrëmjen e djeshme ndërsa tanimë ka ardhur edhe prezantimi zyrtar për tifozët dhe publikun. Ky transferim ka një peshë shumë të rëndë në Premier League pas deri ditën e djeshme, Gakpo shihej si një lojtar që sëshpejti do të kalonte te Manchester United, me Djajtë që kanë që prej gushtit që janë pranë lojtarit.

Kalimi te rivalët e Liverpool po kosiderohet si vjedhja e shekullit në Premier League dhe tashmë, ylli i Hollandës në Botëror do të veshë fanellën e The Reds. Shuma e transferimit është 40 milionë euro plus bonuse që mund të shkojnë deri në 55 milionë.

You may also like