Zyrtare/ Leipzig zyrtarizon sulmuesin e ardhur nga Chelsea, zbulohen detajet e transferimit

by admin
Spread the love

Timo Werner është zyrtarisht lojtar i Leipzig. Vetëm dy vite pasi ua larguar drejt Londrës për të luajtur me Chelsea-n, sulmuesi gjerman është rikthyer sërish në klubin ku ka shkruar historinë si golashënuesi më i mirë, me plot 95 të tillë.

Për kartonin e Werner, Leipzig do të paguajë 20 milionë euro menjëherë në arkat e Chelsea-t, si dhe bonus në lidhje me paraqitjen, të cilat mund të shkojnë deri në 5 milionë euro të tjera.

Sulmuesi 26-vjeçar veshi fanellën e Leipzig në periudhën 2016-2020, kur edhe u largua në drejtim të Chelsea-t për shifrën e 55 milionë eurove, aq sa ishte e parashikuar në klauzolën për prishjen e kontratës.

Megjithatë dy sezone nuk i mjaftuan për t’u përshtatur në Premier League, ku luajti 89 ndeshje dhe shënoi vetëm 23 gola, teksa Leipzig rikthen në shtëpi një sulmues të afirmuar, tashmë për më pak se gjysmën e atyre që e shiti.

Largimi i sulmuesit gjerman është një lajm i mirë edhe për Armando Brojën, pasi tani Chelsea ka shumë pak futbollistë në repartin e avancuar dhe Tuchel pritet të konfirmojë në skuadër bomberin kuqezi.


Top Channel

You may also like