Zyrtare: Kukësi forcon mbrojtjen, firmos për një vit mbrojtësi brazilian

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kukësi vazhdon të jetë shumë aktiv në këtë merkato verore. Klubi verilindor ka zyrtarizuar një tjetër afrim. Këtë herë është afruar mbrojtësi brazilian Ebert Cardoso Da Silva i cili ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion edhe për 1 tjetër.

Njoftimi i Kukësit:

“Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi i majtë Ebert Cardoso Da Silva është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 1 sezon, me opsinon rinovimin edhe për 1 tjetër sezone, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Ebert vjen te Kukësi nga kampionati armen, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Norvank, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe në Ukrainë, Bullgari e Brazil.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Ebert dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bem vindo Ebert!”

You may also like