Zyrtare: Kastrioti forcon mbrojtjen, vjen lojtari i formuar te Crvena Zvezda

by admin
Spread the love

Kastrioti ka bërë një tjetër afrim në këtë merkato vere. Klubi i Krujës ka afruar mbrojtësin e formuar te Crvena Zvezda, Milos Stojanovic.

Ka qenë vetë klubi krutan që ka publikuar lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare. Stojanovic ka luajtur më parë në Shqipëri për dy sezone me ekipin e Bylis.

“Milos Stojanoviç është afrimi më i ri i Kastriotit. Qendërmbrojtësi është një lojtar i formuar tek Crvena Zvezda, teksa ka luajtur edhe me ekipe si, RedStar, Kolubara, Bazanija, Vozdovac dhe Sloboda Tuzla. Në Shqipëri ka luajtur për dy sezone me ekipin e Bylis. KS Kastrioti i uron mirseardhjen 25 vjeçarit,  dhe një sezon sa më pozitiv me fanellën tonë.”

You may also like