Zyrtare/ Juventus “mposht” Inter-in dhe firmos me Bremer

by admin
Spread the love

Gleison Bremer është zyrtarisht lojtari më i ri i Juventus.

“Zonja e Vjetër” ka gjetur akordin me mbrojtësin dhe Torino-n duke fituar edhe konkurrencën me Inter, pasi braziliani ishte dëshirë e nënkampionëve dhe bisedimet kishin avancuar, por në fund dështuan.

Braziliani në këtë mënyrë do të zëvendësojë Matthijs de Ligt, i cili u largua drejt Bayern Munich.

Një lëvizje që i kushtoi Juventus-it 40 milionë euro, ndërsa 25-vjeçari ka firmosur një kontratë pesë vjeçare nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Bremer ishte pjesë e Torino-s nga sezoni 2018-2019, brazilani numëron 110 ndeshje dhe 13 gola në Itali, ndërsa tani do të luajë për skuadrën tjetër të qytetit, duke bërë kështu hapin e madh në karrierë.


Top Channel

You may also like