Zyrtare: Inzaghi rinovon, tekniku do të drejtojë Interin deri në vitin 2024

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare: Simone Inzaghi ka rinovuar kontratën e tij me Interin deri në vitin 2024. Marrëveshja ishte arritur disa javë më parë, por sot ka qenë dita e firmës në kontratë.

Tekniku zikaltër, që në sezonin e tij të parë me Interin fitoi Kupën e Italisë, Superkupën dhe zuri vendin e dytë në kampionat, do të përfitojë një rritje të pagës me kontratën e re, që ka një opsion edhe për një sezon tjetër.

Interi ka publikuar një video në rrjetet zyrtare sociale ku shihen tekniku dhe presidenti Zhang që firmosin kontratën e re dhe shtrëngojnë duart. / Oversport.tv

You may also like