Zyrtare: FIFA publikon renditjen e re, lajm i keq për Kosovën

by admin
Spread the love

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA e ka bërë publiluar renditjen e përgjithshme të muajit tetor për kombëtaret.

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar një rënie me katër pozita në renditjen e përgjithshme të FIFA-së, ku nga vendi i 109 ka shkuar në 113.

Kjo zbritje ka qenë për arsye të rezultateve negative ku Kosova ka pasur në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor, ku në pesë ndeshje “Dardanët” kanë triumfuar në vetëm një ndeshje.

Shqipëria ka bërë progres në këtë renditje teksa është ngjitur me tre vende, ku nga pozicioni i 66-të ka shkuar në vendin e 63-të.

Kjo falë paraqitjeve pozitive të kryera në muajin shtator dhe muajin tetor, ku triumfuam dy herë ndaj Hungarisë, një herë ndaj San Marinos dhe një humbje në sfidën e fundit ndaj Polonisë 0:1 në stadiumin “Air Albania”.

Vendin e parë të kësaj renditje e mban ende Belgjika, vendi i dytë i takon Brazilit, ndërsa podiumin e mbyll Franca.

Në vendin e katërt renditet Italia, në të pestin Anglia dhe në të gjashtin Argjentina.

You may also like