Zyrtare: Esat Mala vishet kuqeblu, firmos për 2 vite me Vllazninë

by admin
Spread the love

Mungonte vetëm zyrtarizimi, që ka ardhur vetëm pak minuta më parë. Esat Mala do të jetë një lojtar i Vllaznisë për dy sezonet e ardhshme.

Ka qenë klubi shkodran që ka zyrtarizuar blerjen më të re përmes një postimi në faqen zyrtare:

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton zyrtarizimin e akordit të arritur me lojtarin Esat Mala i cili do të jetë pjesë e Vllaznisë në dy sezonet e ardhshme. Mirë se erdhe Esat Mala!”, shkruhet në njoftim.

Ish-futbollisti i Partizanit e mbylli me skuadrën turke të Giresunsporti dhe tani është gati për një tjetër aventurë në Superiore.

Kujtojmë që të gjitha ndeshjet e “Abissnet Superiore” do të mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport në platformën Tibo për tre vitet e ardhshme. / Oversport.tv

You may also like