Zyrtare: Elvis Plori merr një tjetër detyrë te Vllaznia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pasi u largua nga drejtimi i ekipi të parë të Vllaznisë, Elvis Plori ka marrë një tjetër post në klubin shkodran. Ai u zyrtarizua nga vetë klubi në postin e trajnerit të ekipi U21, por jo vetëm.

Plori do të kryejë edhe edhe detyrën e promovuesit të talenteve të Akademisë shkodrane. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar detyrën e re të Plorit.

“ZYRTARE

KF Vllaznia bën të ditur se ka emëruar z. Elvis Plori në postin e trajnerit të ekipit U21. Njëkohësisht ai do të kryejë edhe detyrën e promovuesit të talenteve të Akademisë tonë.

Plori do të nisë punën me ekipin U21 nga e mërkura e ardhshme dhe ne i urojmë suksese në detyrën e tij të re!” /oversport.tv

 

You may also like