Zyrtare, Edon Zhegrova prezantohet te kampionët e Francës

by admin
Spread the love

Edon Zhegrova është zyrtarisht lojtar i Lille. Kampionët në fuqi të Francës kanë mposhtur konkurrencën me Lyon, duke prezantuar 22-vjeçarin. Lille pagoi 7 milionë euro për kartonin e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës tek skuadra e Basel, në mënyrë që anësori të transferohet në Ligue 1.

Zhegrovës i ka munguar vazhdimësa tek zviceranët, teksa këtë sezon e ka gjetur vetëm dy herë rrugën e rrjetës. Këto statistika, por edhe talenti i treguar gjatë karrierës së tij bindën Lille, që të investonte tek 22-vjeçari. Skuadra e trajnerit Gourvennec humbi në këtë merkato Jonathan Ikone i cili u transferua te Fiorentina dhe shohin sulmuesin e Kosovës si njeriun e duhur për të mos humbur shkëlqimin në repartin ofensiv.

Mesfushroi është aktivizuar për dy edicione me Genk, ndërsa që nga janari i vitit 2019-ëS ishte pjesë e skuadrës së Basel. Tashmë, 22-vjeçari do të kërkojë që të bëjë mirë dhe në Francë. Sa i takon eksperiencës me përfaqsuesen e Kosovës, Zhegrova është aktivizuar në 21 ndeshje me fanellën e dardanëve, duke shënuar dhe një gol, ndaj Shqipërisë në miqësoren e luajtur në fundin e majit të 2018.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || []; function gtag(){dataLayer.push(arguments);} gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId : '1715618661991455', xfbml : true, version : 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like