Zyrtare: Drita ndanë rrugët me Erion Vucaj

by admin
Spread the love

Skuadra e Dritës ka njoftuar për shkëputjen e marrëveshjes me mesfushorin Erion Vucaj, përcjell Insporti.

Vuca ishte pjesë e ‘Intelektualëve’ që nga viti 2018, ku edhe fitoi titullin e kampionit në 2019/20.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook:

“FALEMINDERIT ERJON VUCAJ

Klubi jonë, FC DRITA njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin, Erjon Vucaj.

Vucaj, i cili u bashkua me klubin tonë në vitin 2018-të ka arritur të zhvillojë 103 ndeshje kampionale, 6 ndeshje të Kupës, 1 ndeshje të Superkupës dhe 7 ndeshje ndërkombëtare me DRITËN.

Futbollisti, Erjon Vucaj ishte një nga futbollistët e dalluar në vitet e fundit, pjesë e sukseseve tona, paraqitjeve të mira në garat evropiane dhe fitoi titullin kampion me ne në edicionin 2019/20.

Klubi jonë, FC DRITA e falënderon për kontributin dhe bashkëpunimin, duke i dëshiruar suksese në vazhdimësi në karrierë.

Paç fat VUCAJ

FC DRITA”

You may also like