Zyrtare/ Dhurata për trajnerin, kampionët i rinovojnë kontratën para Kupës së Botës

by admin
Spread the love

Aliou Cisse do të vazhdojë të jetë trajneri i Senegalit edhe për dy vite të tjera.

Ish-futbollisti i PSG-së udhëhoqi Kombëtaren e vendit të tij drejt fitimit të Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 2021, teksa ai dhe djemtë e tij kishin humbur finalen e dy viteve më parë. Më pas erdhi edhe kualifikimi në Kupën e Botës Katar 2022.

Drejtuesit e Federatës janë shumë të kënaqur me punën e tij dhe i kanë ofruar kontratën e re deri në vitin 2024. Senegali është pjesë e grupit A me vendasit e Katarit, Holandën dhe Ekuadorin.

Skuadra e Cisse, i cili shpreson në një mrekulli të minutave të fundit për të patur të gatshëm Sadio Mane në Botëror, do të debutojë të hënën e 21 nëntorit ndaj Holandës së Van Gaal.

/ Super Sport


Top Channel

You may also like