Zyrtare: Devolli riniset nga Kategoria e Parë, firmos me Turbinën

by admin
Spread the love

Bledar Devolli është rikthyer të trajnojë një skuadër futbolli pas eksperiencës me Dinamon në Superiore. Tekniku gjirokastrit ka firmosur me skuadrën e Turbinës dhe do të marrë drejtimin e saj nga ndeshja e radhës.

Devolli rikthehet kështu në futboll dhe riniset nga Kategoria e Parë, një kompeticion që keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Ai do të marrë vendin e të larguarit Adriatik Faslliu.

Ky i fundit u largua nga ekipi i Turbinës pas humbjes përballë Flamurtarit në ndeshjen e fundit. Pas tre javësh kampionat, Turbina renditet në vendin e fundit me vetëm një pikë të grumbulluar. /oversport.tv

You may also like