Zyrtare: De Sciglio rinovon kontratën me Juventusin deri në vitin 2025

by admin
Spread the love

Mattia De Sciglio dhe Juventusi do të vazhdojnë edhe për tre vite bashkëpunimin mes tyre. Mbrojtësi ka zgjatur kontratën e tij me klubin bardhezi deri në 30 të vitit 2025.

“Historia vazhdon: Mattia De Sciglio dhe Juventusi do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për tre vite të tjera, deri në 30 qershor të vitit 2025.

Mattia, që luan për skuadrën bardhezi që nga viti 2017, rinovon kontratën në fund të një sezoni që e pa si protagonist”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e klubit në faqen zyrtare. / Oversport.tv

You may also like