Zyrtare/ Chelsea “lëshon dorën”, blen anësorin e Brightonit për rreth 60 stërlina

by admin
Spread the love

Marc Cucurella është zyrtarisht lojtar i Chelsea-t.

Klubi anglez, në fakt, ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Brightonin për nënshkrimin e mbrojtësit 24-vjeçar spanjoll. Kostoja e kartonit duhet të kalojë 60 milionë stërlina.

Në konferencën për shtypin, në prag të debutimit të Chelsea-t në Premier League kundër Everton, Thomas Tuchel tha:

“Dokumentet janë duke u zhvilluar, ne shpresojmë të jemi në gjendje t’i përfundojmë ato para drekës. Marc është një lojtar fantastik, i ri, shumë inteligjent dhe i lëvizshëm. Kjo është arsyeja pse shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Ardhja e tij mund ta ndihmojë Chilwell të shpëtojë nga presioni se “duhet të asistojë”. Kemi Marcos Alonson, Kenedy dhe Emerson, por shpresojmë që Marc mund të jetë një opsion. Aubamenyang? Nuk do të komentojmë më tej, shumë emra zbulohen në shtyp, të tjerë janë thjesht spekulime”.

 


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like