Zyrtare: Aston Villa blen mbrojtësin Diego Carlos nga Sevilla

by admin
Spread the love

Aston Villa po tregohet shumë aktive në merkato. Pasi mori me parametër zero Boubacar Kamara, të cilit i skadon kontrata me Marseille në fund të sezonit, klubi anglez ka njoftuat se ka blerë Diego Carlos nga Sevilla.

Mbrojtësi brazilian do të jetë në dispozicion të trajnerit Steven Gerrard sapo të kalojë me sukses vizitat mjekësore.

Nuk bëhen të ditura shifrat e këtij operacioni, por duket se skuadra nga Birminghami do të jetë konkurruese sezonin e ardhshëm në Premier League me këto lëvizje që po bën në merkato. / Oversport.tv

Foto: Sevilla FC Facebook

You may also like