Zyrtare/ Apolonia zgjedh trajnerin e ri, stoli i besohet një emri të huaj  

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas largimit të Klevis Dalipit, Apolonia ka zyrtarizuar edhe trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e ekipit për pjesën e mbetur të sezonit. Në krye të stolit do të ulet trajneri boshnjak, Veljko Dovedan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhet se 68-vjeçari ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me fierakët deri në fundin e këtij sezoni.

Dovedan nuk është një emër i panjohur në futbollin shqiptar, pasi më parë ka drejtuar edhe skuadrën e Bylisit. Gjithashtu boshnjaku ka qenë në krye të stolit të grekëve të Panachaiki dhe Niki Volou, me serbët e Sloga Krajevo dhe FK Temnic, si dhe me ekipin boshnjak Slavija Sarajevo.

Apolonia e nisi me pretendime të larta këtë edicion të Kategorisë së Parë, por pas 9 ndeshjesh të zhvilluara ndodhen në vendin e 11-të me vetëm 9 pikë të grumbulluara.

Njoftimi i Apolonisë

“KOMUNIKAT ZYRTARE

FK Apolonia ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht se ia ka besuar drejtimin teknik të Skuadrës së Parë trajnerit Veljko Dovedan. Trajneri boshnjak ka arritur marrëveshjen me presidentin Koço Kokëdhima dhe nga sot deri në fund të sezonit do të drejtojë ekipin tonë. 68-vjeçari krenohet me eksperienca të rëndësishme dhe të suksesshme në liga të ndryshme ballkanike. Kujtojmë eksperiencat me ekipet greke Panachaiki dhe Niki Volou, me ekipet serbe FK Sloga Krajevo dhe FK Temnic, me ekipin boshnjak FK Slavija Sarajevo dhe me ekipin shqiptar të Bylisit.

FK Apolonia mirëpret përzemërsisht Veljko Dovedan dhe i uron punë të mbarë.”

/oversport.tv

 

You may also like