Zvicra e mëshirshme ndaj një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, për hir të vajzës së tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në kundërshtim me vullnetin e zyrës së prokurorit publik, një shtetas maqedonas që është përsëritës i veprave penale, mund të qëndrojë në Zvicër

Prokurori kishte kërkuar gjashtëmbëdhjetë muaj burg dhe shtatë vjet dëbim nga Zvicra. Gjykatësi e dënoi të pandehurin me pesëmbëdhjetë muaj burg, por refuzoi atë ta dëbojë për në vendlindje. Një kundërvajtës tridhjetëvjeçar nga Maqedonia e Veriut i shpëtoi edhe një herë kthimit të detyruar në vendlidnje, pavarësisht tetë dënimeve të tij gjatë dhjetë viteve qëndrim në Zvicër dhe dëshirës së qartë të prokurorisë për ta dërguar atë nën një qiell tjetër. Ai përfitoi nga një klauzolë vështirësish, gjykatësi duke konsideruar se interesi i tij për të qëndruar me vajzën e tij tejkalonte interesin publik për ta parë atë të largohej nga vendi, shkruan “La Liberté”, transmeton portali Shtegu.

Për këtë dënim të tetë, shtetasi nga Maqedonia e Veriut u akuzua se kishte shkaktuar një ndjekje me xhandarët e Fribourgut, ndërsa ishte nën ndikimin e drogës dhe drejtonte automjetin pa patentë. Përveç kësaj, ai kishte kryer vjedhje në kantieret e ndërtimit në Bulle dhe Villars-sur-Glâne. Në detaje, ai u shpall fajtor për: parandalimin e kryerjes së një akti zyrtar, shkelje të rëndë të rregullave të trafikut rrugor, pengimin e masave për të vërtetuar paaftësinë për të drejtuar, drejtimin e një automjeti pavarësisht refuzimit, tërheqjes ose ndalimit të përdorimit të lejes, falsifikim në certifikata, vjedhje, shkelje e vendbanimit, shkelje e Ligjit federal për narkotikët dhe shkelje të Ligjit federal për transportin e udhëtarëve.

You may also like