Zv.ministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, takon homologun çek në Pragë – Shqip

by admin
Spread the love

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës, Kreshnik Ahmeti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Pragë, ku u prit në takim nga homologu i tij, Jan Marian.

Gjatë takimit, u diskutua për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, si dhe proceset e ndërlidhura me integrimet euro-atlantike të Republikës së Kosovës, sipas një njoftimi nga MPJD.

Zëvendësministri Ahmeti ritheksoi kërkesën për heqjen e masave të Bashkimit të Evropian ndaj Kosovës. Në fund, ai falënderoi Republikën Çeke për mbështetjen e vazhdueshme në këto procese.

Po ashtu, u diskutua edhe për zhvillimet në nivel botëror me theks të veçantë agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Evropë dhe rajonin tonë.

Pas këtij takimi, Zëvendësministri Ahmeti, takoi edhe Drejtorin e Përgjithshëm, z. Konecky, me të cilin diskutuan për çështjet shumëpalëshe, më konkretisht u trajtuan proceset integruese të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.

Zëvendësministri Ahmeti, po ashtu takoi Drejtorin Koshatka, ku në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e tyre në fusha me interes të përbashkët, si ajo e drejtësisë, ekonomisë dhe kulturës.

Gjatë takimit u diskutua për marrëveshjet në proces dhe inicimin e marrëveshjeve të reja.

You may also like