Zv.ministri Durmishi hokatar: S’e kemi zbulu ende pajisjen që e shkrin borën ende pa ra në tokë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka folur për kritikat që i janë bërë për gjendjen e rrugëve këto ditë, pas reshjeve të shumta të borës.

Durmishi ka ironizuar duke thënë se ende nuk kanë arritur ta zbulojnë një pajisje që e shkrin borën ende pa rënë në tokë.

Ai vazhdoi se duhet të presim që bora të bie në tokë për ta pastruar.

“Këto janë bërë klishe, kjo cështja se na ka zënë në befasi bora në dimër. Më kanë ardhë shumë fotografi nga vendet tjera, edhe në Gjermani kanë qenë rrugët më keq sesa te ne. E di se jetojmë në kohën e një zhvillimi të hovshëm teknologjik, mirëpo në këtu në Kosocë nuk kemi arritur ende ta zbulojmë atë pajisje që e shkrin borën ende pa rënë në tokë. Duhet të presim me ra bora në tokë për me mund me e heq pastaj borën”, ka thënë Durmishi në T7.

You may also like