Zoran Popov, ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në SHBA

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Sot para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme do të dëgjohen ambasadorët e rinj që janë emëruar nga Qeveria dhe do të shkojnë me mision diplomatik në kryeqytetet kryesore, përfshirë edhe Uashingtonin.

Pas katër vitesh Maqedonia do të ketë një ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pas një kohe të gjatë spekulimesh se kush do ta kryejë atë funksion.
Ambasadori i sapoemëruar në SHBA është Zoran Popov, i cili vjen nga pozita e sekretarit shtetëror në Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Theksojmë se çështja e emërimit të ambasadorëve të rinjë ka qenë temë mediatike për muaj të tërë, duke u dhënë shumë emra si propozime dhe aludime.


You may also like