Zogaj: Kurtit iu kish mpirë krahu me selfie, në vend se të kishte foto duke mbajtur fjalim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa ‘selfie’ me disa nga pjesëmarrësit në Samitin e Paqes në Paris të organizuar nga e Emmanuel Macron.

Zogaj thotë se në vend të fotografive duke mbajtur ndonjë fjalim në këtë Samit, Kurti e shpenzon kohën me ‘selfie’, dhe shton se i vetmi njeri i gatshëm për t’u takuar me kryeministrin është Josep Borell.

“KM Kurtit iu kish mpire krahu duke bere selfie me pjesemarresit e Samitit te Paqes ne Paris. Me raste i kishte ndihmu edhe Rita. Ne vend qe te ishte duke mbajtur ndonje fjalim ne kete samit, burri e shpenzon kohen me selfie. Sic duket, i vetmi njeri qe eshte i gatshem me e taku Kurtin kurdo, eshte Borrel, e kjo dihet pse. Duket ashiqare qe lideret boteror nuk e kane kuptu revolucionin e 14 Shkurtit”, ka shkruar Zogaj.

You may also like