Zogaj i prekur nga ofendimi i Berishës: I kam dhënë dorën e kam ngritur kur ka rënë përtokë por sja jap më është mosmirënjohës

by admin
Spread the love

Ish kryeministri Berisha e ka ofenduar Preç Zogajn, analisti i njohur i është përgjigjur ofendimit të Berishës duke e quajtur mosmirënjohës.

Berisha ofendoi përmes një postimi në rrjetet sociale analistët Baton Haxhiu dhe Preç Zogaj, ndërsa të dy iu përgjigjën në emisionin “Opinion”.

“Këtë më kanë thënë mua, mjerani Preç Zogaj, argumente të ndryshme se unë kam qenë kundër këtyre qëndrimeve, por kultura bolshevike këtu është që të shikosh personin. Megjithatë unë i them Berishës, jeta vazhdon, e kam gjet shumë herë përtokë dhe ia kam zgjat dorën. I kam thënë që nuk ia jap më dorën se është mosmirënjohës”, tha Zogaj.

Çfarë deklaroi më herët Berisha:

“Duke ndjekur Opinion!

Miq, zhvillimet e fundit ne teresi dhe kuvendi i PD ka tmerruar Edi Ramen, i cili ka mobilizuar te gjithe leperisit e tij te perhape trillime dizinformime mashtrime etj.

Ne krye te ketij kortezhi mjeran qendron binomi i nderkolnuar Stanishiq – Zogaj te cilet kalojne te diskretituar me tezat bajate nga studio ne studio si zhurmues te ndryshkur. Me kete rast ju bej thirrje studjove tju kerkojne ndjese shikuesve per ndjesite qe ju krijojne.” përfundon ai.

You may also like