Zogaj: Arben Vitia është peng i Albin Kurtit

by admin
Spread the love

Analisti Petrit Zogaj, ka shkruar në Facebook se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, nuk ka mendim politik. Sipas tij, ai nuk e ka fatin e tij politik në duart e veta, pasi është politikan sepse kreu i partisë, Albin Kurti, ka dashur që Vitia të jetë i tillë.

Sipas tij kur Kurti kishte bërë thirrje të votohet Shpend Ahmeti për kryetar të Prishtinës, në Lëvizjen Vetëvendosje ka ekzistuar frika që Ahmeti do të fuqizohet.

Postimi i plotë:

Me 2013 dhe 2017, kur Albin Kurti ka bere thirrje qe te votohet Shpend Ahmeti per kryetar te Prishtines, ka qene nje frike ne LV per fuqizimin e Ahmetit. Shume njerez e kane pare si opsion per Kurtin. Edhe Kurti e ka shperfaqe kete frike. Sepse, mbi te gjitha, Ahmeti e ka pase nje lloj figure te ndare nga Kurti. Dicka qe nuk eshte rasti me Arben Vitine. Beni, sic po e quan Kurti, eshte nje rob i zene i tij. Eshte i marrur peng nga Kurti. E beri minister, qe me pastaj per ta bere kryetar komune (nese mundet). E ben prape minister, nese do ti humbet zgjedhjet. Pra, nuk ka mendim, e aq me pak mendim politik. Nuk e ka fatin e tij politik ne duart e veta. Eshte politikan sepse Kurti ka dashur qe ai te jete i tille. Nuk ka aksion politik qe identifikohet me te. E vetmja gje e Benit, qe eshte dicka origjinale, eshte buzeqeshja e tij perballe Kurtit, perderisa ky flet per “Benin gojembel.” E kam zor me besu qe qytetaret e Prishtines jane te gatshem me e votu nje qytetar te marrur peng per kryetar komune.

You may also like