Zjarri shkrumbon një shtëpi në Pensilvani, dhjetë të vdekur – tre prej tyre janë fëmijë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Dhjetë njerëz, përfshirë tre fëmijë, kanë vdekur pasi një zjarr e kaploi një shtëpi në Nescopeck, Pensilvani.

Viktimat janë të moshave nga 5 deri në 79 vjeç, sipas autoriteteve. Nescopeck është afërsisht 152 kilometra në veriperëndim të Filadelfias.

Autoritetet iu përgjigjën skenës së zjarrit të një shtëpie dykatëshe pak para orës 3 të mëngjesit të së premtes, sipas një raporti për informacionin publik nga policia e shtetit. Tre të rritur dolën shëndoshë e mirë, ndërsa 10 viktimat u gjetën të vdekur brenda, raporton cnn.

“Zjarrfikësit ndërmorën përpjekje të guximshme për të hyrë në shtëpi, por u larguan nga flakët dhe nxehtësia e madhe”, tha nënkoloneli i Policisë së Shtetit, Derek Felsman.

Guvernatori i Pensilvanisë Tom Wolf tha se “lutjet tona janë me të dashurit e tyre. Faleminderit shumë reaguesve të parë që nxituan në vendngjarje”.

Kryqi i Kuq Amerikan tha se po iu përgjigjej nevojave të njerëzve të zhvendosur nga zjarri përmes mbështetjes financiare dhe shërbimeve të tjera, duke përfshirë burimet e shëndetit mendor për të prekurit dhe reaguesit e parë. /Telegrafi/

 


You may also like