Zjarri në veri, nga struktura kriminale serbe – Shqip

by admin
Spread the love

Sipas Presidencës kosovare, çfarë po ndodh në veri ka për autorë struktura kriminale serbe e jo popullin e thjeshtë serb. Kjo u tha nga Blerim Vela, shef i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.

“Protestues ‘paqësorë’ që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, ka shkruar Vela në Tëitter.

Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka njoftuar se po asiston kryetarët e zgjedhur për të hyrë në objektet komunale, aty ku duhet të ushtrojnë detyrën, pasi janë njohur dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Ata dolën nga zgjedhjet e pjesshme në veri, bojkotuar nga serbët pasi më herët krerët e tyre dhanë dorëheqje si rebelim ndaj Prishtinës. /tesheshi.com/

 

 

You may also like