Zjarri në spitalin e Kairos lë tre të vdekur, dhjetra të plagosur – ministria e shëndetësisë (fotot)

by admin
Spread the love

Një zjarr që shpërtheu sot në një spital në veri të kryeqytetit Kairo ka lënë të vdekur tre njerëz e ka plagosur 32 të tjerë, tha ministria egjiptiane e shëndetësisë.

“Zjarri nisi në repartin e radiologjisë në spitalin e bamirësisë në Matariya,” tha zëdhënësi i ministrisë Hossam Abdelghaffar i cituar nga mediat vendase.

Ai nuk dha detaje për shkaqet e zjarrit por tha se është vënë tashmë nën kontroll.

‘Megalopoli’ i Kairos strehon rreth 20 milionë njerëz, shumë prej të cilëve jetojnë në zona rezidenciale informale me infrastrukturë të dobët dhe kushte të këqija sigurie nga aksidentet.

Zjarre vrasëse kanë ndodhur shpesh kryesisht prej qarqeve elektrike, si këtu dhe në pjesë të tjera të Egjiptit, vendit me popullsinë prej 104 milionë banorë.

Vitin e kaluar një zjarr në një kishë të minoritetit Koptik në kryeqytet, vrau 41 në një prej incidenteve më të rënda ndër vite.

Zjarri i 14 shpërtheu në një njësi kondicioneri dhe shumica e besimtarëve kishin vdekur nga asfiksia në korridorët e shkallëve të ndërtesës.