Zjarri gjigant përfshin jahtin $7mln në portin e njohur turistik në Britani (fotot)

by admin
Spread the love

Një superjaht prej më shumë se 6 milionë paundë ka shpërthyer papritur sot në flakë në një port të njohur turistik në jug të Britanisë, duke lënë njerëzit të bllokuar në mole.

Shtëllunga të zeza tymi ngriheshin mbi qytezën jugore të Torquay teksa flakët e egra përfshinin barkën luksoze 30 metra të gjatë.

Disa prej vendasve raportohej se ishin bllokuar në kalimet e portit teksa zjarrfikësit nxitonin të shuanin flakët.

Mediat vendase thonin se litarët e barkës kishin marrë flakë para se vetë mjeti të shkëputej duke dalë në ujërat e portit duke u djegur.

Tre mjete zjarrfikëse ishin në vendngjarje por prej largimit në ujë të jahtit ato kishin vështirësi në luftimin e flakëve, shkruante rrjeti vendas  Devon Live.

Nuk dihej ende nëse ka të plagosur apo se cili ishte shkaku i aksidentit.

Të pranishmit e shtangur përshkruanin pamjen si një  “top zjarri”.