Zjarri dëmton astetet elektroenergjetike të KEDS-it në Klinë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth mesditës në Komunën e Klinës.

KEDS-i ka njoftuar se ky zjarr, burimi i të cilit nuk dihet ende, ka dëmtuar edhe asetet elektroenergjetike të saj, njofton Klan Kosova.

“Për pasojë, disa fshatra të kësaj komune, përkatësisht Drenoci, Poterqa, Dugujeva dhe Bokshiqi janë pa energji elektrike”.

“Ekipet tona janë në vendngjarje, duke bërë maksimumin që linjat e dëmtuara të riparohen dhe konsumatorëve t’u kthehet energjia elektrike”.

“Lusim të gjithë të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, pasi ato po bëjnë dëme të mëdha edhe në asetet elektroenergjetike, duke ndikuar direkt në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike”.

klankosova.tv

 

You may also like