Zjarr në një shtëpi në Koçan, ndërron jetë e moshuara

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Policia e Koçanit bën me dije se dje rreth orës 10 të mëngjesit në një shtëpi në lagjen Orizarë të Koçanit, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur një 79-vjeçare e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial të Zjarrfikjes në Koçan, por për të moshuarën nuk kanë arritur të bëjnë asgjë.
“Më datë 07.03.2023 në ora 10:05 në Stacionin Policor të Koçanit është raportuar se në shtëpinë e S.L.(53), në të cilën banonte nëna e tij S.L.(79), në lagjen Orizari ka rënë zjarr. Nga lëndimet e marra gjatë zjarrit, S.L. ajo ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi i Emergjencave Mjekësore. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial të Zjarrfikjes në Koçan, ndërsa hetimin e ka bërë ekipi i Stacionit Policor të Koçanit.”- thuhet në njoftimin e MPB-së.







Artikulli paraprak2 km Shkup-Bllacë kurrsesi s’po bëhet, e po flasin për Korridore




You may also like