Zinedine Zidane pritet të emërohet trajner i PSG!?

by admin
Spread the love

Francezi është favorit për ta pasuar Mauricio Pochettinon në krye të ekipit parisien nga sezoni i ardhshëm

Zinedine Zidane është favorit për t’u bërë trajner i Paris Saint-Germainit.

Klubi francez e sheh ish-trajnerin e Real Madridit si pasardhës ideal të Mauricio Pochettinos.

Për këtë siguron mediumi francez “RMC Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Francezi është i papunë që kur u nda me “Los Blancos”.

Dhe, ai mund të rikthehet gjatë verës që vjen dhe ta nisë punën në “Parkun e Princave”.

Për Pochettinon flitej se mund ta marrë në dorë Manchester Unitedin.

E në ndërkohë, vendin e lënë të lirë nga ai do ta merrte Zidane.

You may also like