Zielinski: Napoli dhe Polonia janë ndryshe, në Itali duam të shkruajmë histori

by admin
Spread the love

Polonia pësoi një humbje me shifrat 2-0 përballë Argjentinës së Leo Messit në fazën e grupeve. Mund të themi se kjo ishte humbja më e lumtur për kombin polak. Këta të fundit siguruan vendin e dytë në grupe dhe u kualifikuan në raundin e 1/8 të Botërorit, aty ku i pret Franca. Mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski, foli për prestigjiozen “La Gazzetta dello Sport” për rrugëtimin e Polonisë, dhe dëshirën për të shkruar historinë me Napolin.

“Napoli dhe Polonia janë dy realitete shumë të ndryshme. Kombëtarja ime nuk luan për të imponua futbollin e saj dhe shpesh i lëmë kundërshtarëve hapësira në lojë. Për sa i përket Napolit, aty jemi mësuar të kontrollojmë lojën dhe topin në mënyrë të mirë. Shpresoj që ky koncept loje të mund të zhvillohet dhe në Poloni.” – tha fillimisht 28-vjeçari.

“Tek Napoli kemi ende shumë rrugë, midis Champions Legue dhe Serie A. Nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga asgjë këtë sezon. Ne duam të shkruajmë historinë, ashtu siç bëmë dhe me Poloninë. Megjithatë, tani për tani jam i përqendruar në Kupën e Botës.”

Në fund, mesfushori i Napolit preku dhe situatën gjatë ndeshjes me Argjentinën. “Nga pankina ata bërtisnin tek ne për të mos marrë një karton të verdhë sepse mund të kishte qenë vendimtare për kualifikimin. Kundër Messit është e vështirë për të mos shkaktuar faull. Ai driblon mjaft mirë dhe pa dashur mund të shkaktosh një faull. Megjithatë nuk ndodhi dhe gjërat shkuan mirë.” – përfundoi Piotr Zielinski. /oversport.tv

Foto: Laczy nas pilka, Facebook

 

You may also like