Zidane tek Juventus ose Bayern – Shqip

by admin
Spread the love

Një prej alternativave edhe PSG

Pas rinovimit të Deschamps në krye të skuadrës franceze deri në vitin 2026, Zidane po shqyrton katër pankina klubesh të ndryshme për të ardhmen e tij profesionale. Janë katër klube prestigjoze si PSG, Bayern, Juventus dhe Real Madrid.

Sa i përket parizienëve, pronarët dhe presidenti i klubit janë gati në çdo moment, por Zidane, refuzoi me shpresën për të marrë Kombëtaren Franceze mirëpo, pas vazhdimësisë së Deschamps, nuk përjashtohet mundësia që nëse këtë sezon PSG eliminohet nga Champions, vëmendja e klubit të kthehet sërish tek Zizou.

Një tjetër alternativë është Juventusi. La Vecchia Signora nuk po kalon momentin e saj më të mirë sportiv me shumë pikë ndëshkim të renditje.

Mbetet për t’u parë nëse italianët do të shkojnë në Europë këtë sezon ose jo. Nëse Real Madrid është një alternativë e vështirë, Bayern Munich shfaqet në horizont. Bavarezët kanë një respekt të thellë për Zidane. Vetëm një gjë e pengon francezin, gjuha gjermane që nuk e zotëron. Ka të dhëna që ai është duke marrë mësime intensive të gjermanishtes dhe kjo është parë si një nga arsyet përse ai refuzoi oferta nga Premiere League.

Tv Klan

TI RAPORTON!

You may also like