Zidane: Objektivi im është të trajnoj Francën, PSG? Kurrë mos thuaj kurrë

by admin
Spread the love

Zinedine Zidane ka festuar 50 vjetorin e tij të ditëlindjes dhe njësoj si në verën e kaluar, e kaloi atë si një trajner i lirë. Tre herë kampioni i Champions League me Real Madridin, është përfolur shumë për një transferim te PSG, por gjithçka e ka sqaruar vetë tekniku francez.

“Dua të bëhem trajner i Francës. Do të jetë gjëja më e bukur. Është një objektiv i imi, por që nuk varet vetëm nga mua. Një ditë do të jem trajneri i Francës, të paktën kështu shpresoj se është diçka që e dua vërtet shumë.

Për sa i përket transferimit te PSG ai u shpreh: “Kurrë mos thuaj kurrë, sidomos në ditët e sotme. Nuk ka asgjë për momentin, nuk është një çështje aktuale, por sigurisht që nuk janë 50 klube ku unë mund të shkoj”, u shpreh ndër të tjera Zidane. /oversport.tv

Foto: Real Madric C.F. Facebook

 

Lexo lajme interesante

You may also like