Zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Në momentet e fundit dolëm nga vorbulla ballkanike

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është shprehur se marrëveshja me Bullgarinë për nisjen e integrimit të vendit në Bashkimin Europian ka qenë një sukses i madh.

Ai shtoi se përmirësimi i marrëdhënieve me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara ka qenë një prej prioriteteve të tij që në fillim.

“Në momentin e fundit arritëm ta nxjerrim vendin nga vorbulla ballkanike”, është shprehur Osmani.

Për Osmanin janë të kuptueshme qëndrimet e ndara të opinionit rreth propozimit francez, megjithatë shprehu bindje se “koha do të dëshmojë se është marrë një vendim i drejtë”.

Osmani bëri edhe një bilanc të punës së tij, duke renditur arritjet që ai ka shënuar gjatë kohës që ka drejtuar Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë së Beriut.

Lexo lajme interesante

You may also like