Zhvillimet e orëve të fundit në PD dhe protesta e dhunshme, Gazmend Oketa bën parashikimin e papritur

by admin
Spread the love

Zhvillimet e fundit në PD, të cilat u karakterizuan edhe me përjashtimin dhe pezullimin e 27 anëtarëve të kësaj partie, nga ana e kryetarit Lulzim Basha, për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Gazmend Oketa, janë absurde.

Oketa, tha në “MCN live”, se më këto zhvillime humbi vet kjo parti dhe shoqëria shqiptare, porse fitoi vet Edi Rama. Oketa, është i mendimit se kjo “luftë” mes dy grupimeve në PD do të vazhdojë gjatë.

Deklarata e Oketës:

“Kjo është një rrugë e cila nuk do ta çoj PD drejt fitores, nuk mendoj se do të kemi dy grupime politike të cilat pretendojnë për frymën, për logon, për selinë, porse do të jetë një betejë e cila do të vazhdojë gjatë mes tyre, dhe të humburit e mëdhenj do të jenë anëtarësia e thjeshtë”, tha Oketa.

You may also like