Zhvillime të reja brenda BDI-së, Grubi ofron dorëheqjen, Ali Ahmeti nuk i’a pranon

by admin
Spread the love

Ditën e sotme i ashtuquajturi ‘Grupi i Zjarrit’ brenda BDI-së, përmes një letre i ka parashtruar kreut të BDI-Së Ali Ahmeti disa kërkesa. Në letrën e publikuar me gjithë nënshkrimet thuhet se në dy vitet e fundit në këtë parti nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet partiake, ndërsa vendimmarrja është bërë pronë individuale, transmeton InfoShqip.

Nga burime brenda BDI, InfoShqip mëson se pak momente me parë është njoftuar se Artan Grubi i ka ofruar doreheqjen nga posti i Zv.Kryeministrit të parë si dhe nga sekretari organizativ brenda BDI-së, por decid ka qene kryetari i këtij subjekti Ali Ahmeti, i cili kategorikisht nuk e ka pranuar kete dorheqje duke treguar se nuk bie pre e ndikimit të të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” dhe se është koha që BDI-në ta udhëheqin kuadro që do ta shpien drejt rrugs evropjane. Sipas këtij burimi Ali Ahmeti aspak nuk i merr parasysh kërkesat e individëve të tillë të cilëve u ka kaluar koha./InfoShqip.com

You may also like