Zhvarrosen 17 ushtarë që u vranë në prill në Kharkiv – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Autoritetet ukrainase zhvarrosën një varr masiv në rajonin e Kharkiv të mërkurën, i cili besohej se përmbante trupat e 17 ushtarëve ukrainas të vrarë në luftimet me forcat ruse rreth gjashtë muaj më parë.

Hetuesi mjeko-ligjor Sergej Shishkov tha se burrat u vranë në një ofensivë ruse në fshatin afër Borova në kufirin e Kharkiv me rajonin Luhansk në prill, shkruan Skynews.

Ai shtoi se anëtarët e komunitetit i kishin informuar autoritetet për vendin e varrimit pasi zona u rimor nga forcat ukrainase në kundërsulmin e tyre të fundit.

Varri ishte lënë pa shenja, ndërsa trupat nuk ishin mbështjellë para se të varroseshin.

Hetuesit zgjodhën një ditë me shi për të zhvarrosur vendin për arsye sigurie, me pozicionet ruse të vendosura vetëm katër kilometra larg në drejtim të lindjes.

You may also like