Zhgënjyese mosarritja e marrëveshjes për targat, gjendja aktuale paraqet rrezik për sigurinë në Kosovë – Shqip

by admin
Spread the love

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shprehur zhgënjimin e tij për mosarritjen e marrëveshjes për targa në Bruksel, raporton Shqip.

Abbott përmes një psotimi në Facebook, ka thënë se është e nevojshme që menjëherë të bëhet përparim për t’u arritur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.

Abbott ka thënë se gjendja aktuale, paraqet rrezik për sigurinë në Kosovë.

“Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të thjeshtë në Kosovë dhe shpërqendron misionin e Qeverisë për përmirësimin e jetës së tyre. Të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensionit ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë. Është e nevojshme që menjëherë të bëhet përparim për t’u arritur një marrëveshje për normalizim, që do t’i bënte të panevojshme mosmarrëveshjet rreth çështjeve të tilla si targat”, ka shkruar Abbott në Facebook.

You may also like