Zhgënjimi i Piolit: S’mund të humbësh me këtë lojë, e vështirë të fajësosh mbrojtjen

by admin
Spread the love

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli shpreh të gjithë zhgënjimin e tij pas humbjes së Milanit në shtëpi ndaj Napolit: “Nuk jam i kënaqur, kur një ekip luan kështu nuk mund të humbasë.

Milani, duhet pranuar ishte dominant në lojë, krijoi shumë raste, goditi traversën, por në fund janë golat ata që kanë rëndësi.

“Humbëm sepse nuk luajtëm me vendosmërinë që nevojitet. Ne luajtëm më mirë se Napoli. Është për të ardhur keq që humbëm ecurinë e pamposhtur me një paraqitje të tillë. Është e vështirë të fajësosh mbrojtjen, keqardhja më e madhe është se shënuam vetëm një gol. Është e vështirë t’i atribuojmë diçka fazës sonë të mbrojtjes, pasi i kemi lënë pak një ekipi që zakonisht krijon shumë.”

Për ndryshimet që bëri në fund të pjesës së parë, Pioli sqaron:

“E hoqa Calabrian sepse kishte një lodhje muskulore, ndërsa Kjaer e zëvendësova kartonin të verdhë”.

Në fund, një koment edhe për performancën e De Ketelaere:

“Ai është në rritje të vazhdueshme, jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij dhe jam i sigurt se do të jetë gjithnjë e më vendimtar edhe në fazën sulmuese”./ Super Sport


Top Channel

You may also like