Zhgënjeu me himnin anglez, këngëtarja italiane “masakrohet” në rrjetet sociale

by admin
Spread the love

Këngëtarja italiane Ellynora ka përfunduar në qendër të kritikave në anglezëve, pasi dështoi totalisht në tentativën për të kënduar himnin anglez në ndeshjen e të enjtes në mbrëmje në Napoli.

E përzgjedhur nga Federata Italiane për të kënduar himnet e dy vendeve, Ellynora dështoi totalisht me atë “God Save the Queen”, që njihet si himni zyrtar i Anglisë.

Ajo humbi vijën melodike dhe ritmin e himnit, duke shkaktua habi te lojtarët, teksa tifozët në rrjetet sociale nuk ngurruan të shfryjnë nga zhgënjimi.

Vetë Ellynora reagoi në rrjetet sociale, duke thënë se shkak ishte një problem me kufjet dhe që e nxori nga ritmi, duke e futur në konfuzion.

 


Top Channel

You may also like