Zheji tregon çfarë ka ndodhur me Sali Berishën, zbulon si i doli situata jashtë kontrollit

by admin
Spread the love

Analisti Artur Zheji ka komentuar në studion e emisionit “Pikat mbi i” në News24 situatën në PD, protestën e 8 janarit dhe çfarë vjen më pas.

Zheji tha se pas 8 janarit Berisha e di në vetëdijen e tij që e ka humbur betejën e madhe dhe se ka një problem me krenarinë e tij të thyer, pasi donte të demonstronte forcë, por demonstroi dhunë.

Komenti i Zhejit:

“Në vetëdijen e tij, Berisha pas 8 janarit e di që e ka humbur betejën e madhe. Vetë ai ka një problem me krenarinë e tij të thyer. Ka një problem sedre, por nga ana tjetër ai është duke mbledhur dhe forcë. Ai donte të demonstronte forcë, por demonstroi dhunë. Aty nuk kishte masivitet, vetëm njerëz që kishin ardhur me destinacion për të sulmuar PD-në dhe për të krijuar një problem të madh. Mendoj që po të depërtonin mund të kishte përleshje fizike dhe vdekje. Trishtimi i doktorit në këtë moment është se në vend të tregonte forcë, tregoi dhunë. Sa më pak forcë, aq më shumë dhunë. Mendoj që ajo godinë ka një simbolizëm për doktorin dhe për demokratët, simbolizmin e kështjellës. Me këtë simbolikë luan dhe për elektoratin. Nëse bie kështjella, në imagjinatën popullore, do të thotë që bie. Nuk ka këllqe prokuroria të japë përgjigje.“-shprehet Zheji.

You may also like