Zheji dhe Lubonja kapin detajin e papritur në Kuvendin Kombëtar të PD-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja kanë komentuar ditën e sotme në emisionin ‘Pikat mbi i’ Kuvendin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit më 30 prill.

Analisti Artur Zheji shprehet se çështja nuk është Basha e Berisha, por tek ai Kuvend Berisha foli për një rikthim të tij, gjë që e ka pohuar që në fillim të Foltoreve ndërsa të tjerët vetëm hodhën akuza.

Sipas Fatos Lubonjës edhe pse Berisha është e vështirë të sjellë frymë demokratike ai krijon më shumë besueshmëri se do të bëjë opozitë në Shqipëri.

“Pse kjo opozitë është më e besueshme. Sipas sondazheve nuk ka më shumë se 20% shanse, ka entuziasëm. Basha është një njeri që ka bërë 1 mijë e një gabime, por çështja është tek Kuvendi. Ndërkohë në krye kishim një zotëri që kur bëri Foltoren e parë tha se do bëhem unë kryetari. Kjo i bën më skeptikë. Doktori do forcën që buron nga ky Kuvend. Kjo është drama brenda atij Kuvendi. Asnjë person në atë Kuvend nuk solli një projekt, plan për të ardhmen e PD-së. Berisha foli për rikthimin, të tjerët vetëm akuza”- tha Zheji.

“Berisha ky është. Vështirë se Berisha sjell frymë demokratike. Fakti që mbledh këtë Kuvend e fitoi zgjedhjet në 6 mars brenda militanteve të PD ky nuk është thjesht se është lider historik por është se jep besueshmërinë më të madhe se do të bëjë opozitë. Berisha ka mëkatet e veta që nuk ka arritur që t’i bashkojë këta si të barabartë. Duhet një emancipim i partisë.”-tha Lubonja.

You may also like